Ka ndërruar jetë kompozitori Gjergj Kaçinari

Ka ndërruar jetë kompozitori i muzikës argëtuese, serioze dhe asaj të filmit e teatrit, Gjergj Kaçinari. Lajmin e kanë konfirmuar anëtarët familjarët e tij.

Kompozitori i njohur nga Kosova, i cili i takon gjeneratës së më vonshme të pas LDB-së, lindi më 25 prill 1939, ndërsa ka ndërruar jetë më 26 dhjetor 2019.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më pikëlloi vdekja e kompozitorit të njohur Gjergj Kaçinari, i cili i dha shumë skenës artistike. Puna dhe krijimtaria e tij kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në artin dhe kulturën shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ngushëllime familjes Kaçinari, të afërmve dhe gjithë miqve të tij!”, ka shkruar Thaçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?