Ka polic t’i vërë gjobë këtij polici…? (FOTO)

Ndërgjegjësimi te qytetarët është rritur ndjeshëm së fundmi për vendosjen e rripit të sigurimit, por edhe të kaskës për ata që lëvizin me motor.

Kjo ka ardhur edhe si pasojë e masave ndëshkuese për shkelësit dhe rrallë tashmë të zënë sytë persona që nuk vendosin rripin apo kaskën kur janë në motor.

Ndërsa qytetarët duken të ndërgjegjësuar, e kundërta mund të thuhet për një efektiv policie, i cili është fotografuar në rrugët e kryeqytetit ditën e sotme duke lëvizur si pasagjer në motor pa kaskën mbrojtëse, së bashku me drejtuesin e motorit.

SHKARKO APP