Ka rënë xhiro e lekëve. Jemi keq

 

 

Në rast se, me nisjen e aksionit antiinformalitet, rrugët kryesore të kryeqytetit panë një mbyllje masive të dyqaneve, një fenomen i cili duket se po zëvendëson këtë të parin, është heqja e reklamave të dyqaneve. Disa nga dyqanet në rrugë të ndryshme të Tiranës kanë hequr nga “koka” e tyre reklamat me emrin e markës apo emërtimin përkatës. Të kontaktuar nga Monitor, ata kanë shpjeguar se heqja e reklamës së tyre bëhet pasi mundësia për të përballuar taksën për të, është më e ulët tashmë që janë pajisur me kasa fiskale. “U pajisëm me një kasë e cila kushtonte sa qimet e kokës, xhiroja ditore e blerjeve na ka rënë, me tepër na kushton letra e kasës që lëshojmë në ditë, se sa fitimi në shitjet që bëjmë, ndaj dhe hoqëm reklamën lart. Në vit paguanim mbi 2 mln lekë”­ pohon pronari i një dyqani këpucësh pranë stadiumit “Dinamo”. Në disa raste, dyqanet kanë hequr tërësisht tabelën e reklamimit të tyre, të raste të tjera e kanë ngjyrosur, sikurse tregojnë fotot më poshtë. Bazuar në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006, ndryshuar me ligj nr. 10354 datë 18.11.2010, taksa e reklamës ka një çati tarifimi deri në 18 metra katrore. Vlera e tarifimit për reklamën nën 18 metra katrorë, në Bashkinë e Tiranës, është 45000 lekë/m2, ndërsa mbi këtë madhësi, tarifimi do të ketë vlerë fikse të barabartë me 81000 lekë. Pagesa e kësaj takse, sipas rregullave bëhet një herë në vit. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?