Ka vetëm humbës…

Nga Dirk Hoeren, "BILD"

E arritën, ia dolën!

Për 17 orë shefat e shteteve dhe qeverive të 19 vendeve të Eurozonës kanë negociuar.

Kur ishin plotësisht të lodhur, i hodhën Greqisë edhe një tjetër borxh në moçal. Pak përpara orës 9:00 të mëngjesit u arrit marrëveshja.

Vetëm se ka një problem: ajo ka vetëm humbës.

Humbës është kryeministri grek, Alexis Tsipras.

Ai u thye gjatë këtij samiti të paharrueshëm. Që kur mori detyrën në janar, ai ka predikuar fundin e të gjitha programeve të kursimit, reformave dhe ndihmës.

Tani ai nënshkroi një paketë të diktuar nga shpëtimtarët e Euros- me më shumë detyrime ndaj Athinës nga sa ishte menduar disa ditë më parë.

Sa për kujtesë: Përpara një jave, Tsipras u vlerësua si një hero për një fitore të madhe në një referendum të diskutueshëm në lidhje me reformat e mëtejshme. Ai u quajt edhe Robin Hudi i Peleponezit.

Ai dhe ministrat e tij nxituan që t’i etiketojnë masat e kursimit si terrorizëm, akte kriminale dhe sadizëm.

Madje ish-ministri i Financave, Yanis Varoufakis tha se kjo është një torturë, e ngjashme me mbytjen me ujë.

Tani Tsipras i merr në dorë vetë mjetet e torturës. Nëse do ishte politikan i patundur i krahut të majtë, ai duhej të bënte vetëm një gjë: të tërhiqej.

Humbës janë edhe shpëtimtarët e Euros.

Ata prej pesë vitesh janë tërhequr prej hunde nga Greqia. Reformat janë premtuar me cikle javore, por janë zbatuar në mënyrë të turpshme ose nën presion.

Ata kanë marrë më shumë se 200 miliardë euro për të sjellë një vend në rrugën e duhur.

Por grekët janë rrëzuar sërish majtas.

Tani do të hidhen sërish para të mira, sërish miliarda.

Bëhet fjalë për 86 miliardë euro- me shumë gjasë mund të bëhen mbi 100 miliardë më vonë. Kjo është mjaftueshëm gjë e keqe. Por ekipet e shpëtimit operojnë me shifra të zbukuruara.

Sipas tyre, Greqia do të sigurojë 50 miliardë euro fitime nga privatizimet.

Por nga da vijnë këto para, nga yjet?

Do shesin ishujt apo Akropolin?

Edhe pse vite më parë Athina kishte bërë një premtim për privatizimet, por në fund nuk mblodhën as një të dhjetën e shumës.

E humbur është edhe rregullorja e Euros.

Të gjitha paketat e shpëtimit të Greqisë kanë një të përbashkët: nisi me galop dhe dhunojnë rregullat e Euros. Harrohet krejt formulimi se asnjë qeveri e zonës Euro nuk është përgjegjëse për borxhet e qeverisë tjetër.

Prioriteti i Bankës Qendrore Europiane për të mos financuar vendet Euro nuk i intereson më askujt.

Kontrata, rregulla? Në Bruksel vlen parimi: letra është e durueshme.

Samiti i Euroës në Bruksel njohu vetëm humbës. Më të mëdhenjtë janë taksapaguesit. Ata duhet të paguajnë për gjithçka…

SHKARKO APP