Kadilli: Integrimi në BE nuk pengohet nga opozita, përgjegjësia bie mbi qeverinë

Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së, Fatbardh Kadilli thotë se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Europian nuk mund të pengohet apo vonohet nga opozita, duke theksuar se përgjegjësia për avancimin e negociatave bie mbi qeverinë. Ai komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit protestat dhe sjellja e opozitës ndikojnë negativisht në procesin e integrimit europian.

”Jo, nuk mundet që të fajësohet opozita për proceset integruese. Kjo është e papranueshme”, u shpreh Kadilli në ”A2cnn”. Sipas tij, realizimi i reformave dhe përmbushja e indikatorëve të kërkuar nga Bashkimi Europian janë detyrë ekskluzive e qeverisë dhe jo e opozitës.

”Përgjegjësinë për të avancuar axhendën e negociatave dhe për të treguar progres e ka qeveria, e kanë ata që qeverisin”, deklaroi ai. Kadilli pranoi se opozita mund të ketë sjellje të papërshtatshme për klimën politike që pret Bashkimi Europian, por theksoi se vonesat në proces nuk lidhen me protestat, por me çështje sensitive si korrupsioni, raportet me drejtësinë dhe krimin e organizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?