Kafeja më luksoze në botë, këtë fat e ka princi arab (VIDEO)

Këto fotografi të princit të Dubait teksa shijon një kafe në majë të ndërtesës më të lartë në botë, po bëjnë xhiron e internetit.

Hamdan bin Mohammed Al Maktoum, i njohur më së shumti si Fazza, publikoi video të regjistruara me iPhone-n e tij teksa qëndronte në majë të Burj Khalifa-s, i rrethuar nga një shtresë e trashë resh dhe mjegulle. Pjesëtari i familjes mbretërore, që është njëkohësisht dhe shumë aktiv në rrjetet sociale, e shpërndau këtë foto në Instagram me shkrimin: “Poshtë meje gjendet një botë me mundësi”

Ai shijon kafen e tij dhe pamjet mahnitëse duke na demonstruar dhe njëherë jetën luksoze që bën, si dhe lartësinë marramendëse të Burj Khalifa-s.

https://www.instagram.com/p/BNqqI9OgopX/?taken-by=faz3

SHKARKO APP