Kafsha e parë në Tokë erdhi nga deti

Kafsha e parë Tokë ishte ndoshta një sfungjer deti, kështu janë shprehur shkencëtarët amerikanë. Sipas hulumtuesit kur shpërthimi i Uellsit, një periudhë evolucionare që filloi rreth 540 milion vjet më parë, gjatë së cilës një numër i madh i kafshëve të reja u shfaqën, ku mendohet që e parë të jetë një sfungjer uji, (Sea sponges).

Ekipi bëri zbulimin duke analizuar fosile molekulare, një sasi prej molekulave të gjetura në shkëmbinjtë e lashtë që mbijetojnë edhe sot e kësaj dite. Një molekulë e rrallë është gjetur në shkëmbinj që janë gati 640 milion vjet e vjetër, dhe ka treguar pikërisht këtë fakt.

Shkencëtarët besojnë se kanë arritur në këtë moment dhe kanë zbuluar të njëjtën gjë me periudhën në të cilën shkëmbinjtë përmbanin elementë formimi. Ky studim ofron dëshmi të forta se sfungjerët e detit u shfaq në Tokë shumë më herët se çdo kafshë tjetër.

Megjithatë, David Gold beson se zbulimi sjell pyetje të reja. “Cili ishte mjedisi si [640 milion vjet më parë]? Dhe pse ky hendek i madh me të dhëna fosile?” ka thënë ai.

Burimi: The Independent/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP