Kah po ecën Greqia e Tsipras-it ?
Nga Ibraim Gashi
Greqia që nga fillimi i shekullit të 19, kur, përmes një lëvizje çlirimtare dhe më ndihmën e fuqive të mëdha perëndimore, por edhe të Carit rus, arriti të fitojë pavarësinë (1830), mbetet një nga shtetet e Ballkanit, e cila, në sajë të pozicionit gjeografik, ka arritur të ruaj interesin dhe mbështetjen e shteteve të fuqishme perëndimore dhe falë kësaj mbështetje është zgjeruar në territorin dhe fuqinë e saj, duke u transformuar në një shtet më ndikim në rajonin e Mesdheut.
Tundimet e Fuqive Perëndimore dhe të Rusisë komuniste (BRSS) që të kenë ndikim në shtetin helen erdhen në shprehje sidomos gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Përplasja e dy ideologjive (nacionaliste dhe komuniste) në Greqi, u cilësua më e ashpër se kudo në Europë, duke e çuar vendin drejt një lufte civile dy vjeçare (1947-1949).
Ky dualizëm politik, gjatë periudhës së luftës së ftohtë, e ndikoi politikën ditore greke për pothuaj 50 vite më radhë. Sa herë që në pushtet ishte Demokracia e Re, reformat e bazuara në ekonominë e lire të tregut bënin një hap përpara. Por edhe kur vendi qeverisej nga PASOK-u interesimet dhe ndihmat e shteteve të BE-së, por edhe SHBA-ve nuk mungonin. Mund të thuhet se që nga viti 1947, kur u lançua Plani Marshall e deri ne ditët tona Greqia mbetët përfituesi më i madh i investimeve dhe i kapitalit të huaj, në formen e huave, granteve dhe kredive të shumta. Vetëm borgjet e pakthyera nga këto hua dhe kredi sot kalojnë 300 bilionë euro. Kjo flet më shumë se çdo gjë tjetër për favorët që perendimi u bëri qeverive në Athinë, gjatë luftës së ftohtë dhe më pastaj, vetëm e vetëm për të evituar pakënaqësinë dhe çfardo shmangie të Greqisë nga rruga e partneritetit europian dhe euroatlantik. Greqia ishte nga vendet e para të Ballkanit që aderoi në NATO (1952) dhe në BE (1981). Rrjedhimisht, ajo shumë shpejtë fitoi anëtarësinë edhe në shumë institucione shumëpalëshe ndërkombëtare.
Sfidat më të cilat po përballët aktualisht politika dhe ekonomia greke janë shumë serioze dhe kanë ngritur shumë pikëpyetje se si do të duket e ardhmja e Greqisë. Në decenien e fundit vendi po përballët më një krizë të thellë ekonomike dhe financiare. Huadhënësit evropianë, parasëgjithash Gjermania, i imponuan Athinës një program reformash, më fokus rritjen e kursimeve dhe reduktim të përgjithëshem të shpenzimeve publike, të bindur se kjo është rruga e vetme për të zbutur pasojat e krizës dhe për të ruajtur mbështetjen dhe ndihmat nga ekonomitë e fuqishme të BE-së. Për fat të keq ky program i shkrutimeve nuk u mirekuptua nga opinioni grek. Për më shumë, në dy tre vitet e fundit vendi krahas, apo si pasojë e krizës, u fut një një kaos dhe paqendrueshmëri politike. Një deshprim i përgjithshem në shkallë averzioni për vendet
huadhënëse shpërtheu përmes një vale të protestave të dhunëshme nëpër sheshet dhe rrugët e qytetetve kryesore të Greqisë. Kjo afektoi ndjeshëm skenen politike. Vendi u përfshi në krizë të thellë qeveritare. As qeveritë e koalicionit të gjerë më përberje nga dy partitë tradicionale (Demokracia e Re dhe PASOK-u) nuk arritën të mbijetojnë, por u sfiduan nga përmasat e krizës. Në vend filluan të rrisin përkrahjen e tyre partitë e vogla ekstremiste, të cilat pa dyshim në ambientin e krijuar arritën të rrisin elektoratin e tyre, në saje të premtimeve joshëse se ato nuk do t’i nënshtrohen asnjë presioni ndërkombëtar dhe se nuk do të marrin përsipër zbatimin e asnjë programi të kursimeve të imponuar nga jashtë. Si duket slloganët dhe parullat nacionaliste dhe ultra majtiste të ketyre grupimeve ekstremiste do të jenë shumë joshëse për votuesin e prekur drejtëpërdrejtë nga kriza. Nuk ka se si shpjegohet ndryshe mbeshtetja që mori në zgjedhjet e fundit koalicioni i partive të ekstremit të majtë i njohur si Syriza, i cili në përberje të vet kishte një koleksion të gjerë të grupeve (trembëdhjetë në total) dhe politikanë të pavarur, duke përfshirë edhe socialdemokratët, socialistët demokratik, patriotët e krahut të majtë, feministë, anti-kapitalistë, centristë dhe grupe ambientaliste, si dhe marksistë-leninistë, maoistë, trockistë, eurokomunistë, luksemburgistë dhe euroskeptikë.
Zgjedhjet e parakohëshme të janarit 2015, nxoren fitues grupin Syriza. Krijimi i qeverisë së koalicionit më partinë “grekët e pavarur” (ANEL) sollën në krye të qeverisë liderin e Syrizës, Alexis Tsipras. Qeveria e re, që në marrje të mandatit, ngriti shumë të panjohura lidhur me drejtimin që do t’i jepte politikës së saj. Në fakt para se të vinte në pushtet grupimi politik Syriza, në raport më krizen ekonomike dhe financiare kishte preferuar injorimin e masave të kursimeve madje edhe me kercnimin e largimit të Greqisë nga eurozona dhe nga BE-ja. Ky kurs refuzues dhe kercnues vazhdoi me surpriza të reja. Vetem pak ditë më parë Tsipras do të kërkoi nga shteti gjerman kompensim për demët e shkaktuara nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Së fundmi, vizita dyditore e kryeministrit grek në Moskë dhe deklerata e tij në konferencen e përbashkët për shtyp më presidentin Putin, kanë shpërfaqur një politikë të skajshme jokoherente të shtetit grek në raport me detyrimet që ka si shtet anëtar i BE-së ndaj politikave të përbashkëta të jashtme dhe të sigurisë të Unionit. Vërja në pikëpytje e arsyeshmërisë së sansioneve të BE-së karshi Rusisë, më arsyetimin se po cenojnë interesat ekonomike dhe shkëmbimet tregtare greko-ruse, janë një moment i ri në sjelljet e kësaj qeverie greke në përballje më sfidat që ka.
Ndaj më të drejtë shtrohet pyetja kah po ecen Greqia e kryeministrit Tsipras dhe ku deshiron të arrijë ajo më këto veprime? Përgjigja edhepse mund të jetë më komplekse, pjesa e dukshme e ketyre zhvillimeve na shtyen të mendojmë se qeveria aktuale greke nuk ka asnjë program të qartë të daljes nga kriza, nuk ka madje as kurajon për tu përballur më krizën. Rrjedhimisht ajo po ndjek rrugen e kërcnimit dhe akuzimit të vendeve të zhvilluara të BE-së, se kinse po ushtrojnë një presion mbi popullin grek përmes programit të propozuar të masave të kursimit. Për më shumë, duke qenë e pafuqishme të përballët më krizen qeveria po kërcon vendet huadhënëse më të gjitha mjetet e mundshme vetëm e vetëm që të arrijë të kaloj kërkesen për një kredi të re për të sanuar pasojat e krizës. Në fakt kjo është karta e fundit më të cilën po luan Tsipras dhe koalicioni qeverisës për të ruajtur pushtetin. Padyshim se këtë e kanë të qartë edhe Brukseli dhe Berlini. Mosvotimi i një huaje të re për Greqinë para se kjo të filloj zbatimin e masës se kursimeve është një tregues se BE nuk do të nënshtrohet para politikës së kushtezimeve të një qeverie skajshmerisht të papërgegjshme. Si epilog i tërë kësaj, nese politika e BE-së do të jetë konsistente, mund të kemi qfaqje të pakënaqësive të reja ndaj qeverisë aktuale por edhe politikave të BE-së. Vendi mund të shkoi në zgjedhje të parakohëshme dhe Syriza dhe aleatët e saj mund të humbin cdo shansë të rikthimit në pushtet. Kësisoji, Greqia do t’i rikthehet përballjes më realitetin dhe fillimit të zgjidhjes së krizës, përmes një qeverie më të përgjegjshme por edhe më pragmatike. Mbetët të shohim cilat do të jenë surprizat e radhës të Tsipras-it përpara se ai të largohet nga froni.