Kalendari – Sot lindti Frank sinatra, u gjend Mona Liza

 

Ndër ngjarjet historike që kanë ndodhur më 12 dhjetor në botë janë:

Në vitin 1863 ka lindur piktori norvegjez Edvard Munch, një nga përfaqësuesit e ekspresionizmit. Kishte punuar portretet dhe peizazhet, dhe piktura më e njohur e tij është "Klithma".

Në vitin 1873 në Serbi është futur dinari si monedhë. Në këtë mënyrë ka përfunduar përdorimi i 40 llojeve të parave metalike të vendeve tjera, ndër tjerash të florintace, dukateve dhe talirave. 

Guglielmo Marconi, një nga themeluesit e telegafisë pa tel dhe pionieri i radios më 12 dhjetor të vitit 1901 arriti të dërgojë radio sinjalin përmes Oqeanit Atlantik. Në vitin 1932 përdori radio-valët e decimetrit, ndërsa në vitin 1909 për punimet telegrinë pa tel fitoi çmimin Nobel për fizikë

Piktura "Mona Lisa" e Leonardo da Vincit është gjetur në Firencë, dy vjet pasi që u vodh nga muzeu Louvre në Paris. 

Njëqind vjet më parë kishte lindur këngëtari dhe aktori Franl Sinatra, i cili ka fituar famë botërore me një sërë hitesh muzikore si "Strangers in the night", "My way", "New York, New York". Është autor i rreth njëqind albumeve, ndërsa aktroi në 58 filma. Në vitin 1953 Sinatra u vlerësua me çmimin Oscar për performancën e tij në filmin “From Here to Eternity”.

Në vitin 1991 mbi 2.200 persona kanë humbur jetën nga tërmeti në Indonezi.

Në vitin 200 Eritrea dhe Etiopia nënshkruan në Algjeri marrëveshjen për paqe e cila shënoi përfundimin e luftës dyvjeçare për kufijtë. 

SHKARKO APP