Kamarierja 21-vjecare pushohet nga puna se kaloi një natë me aktorin e njohur

Një natë pasiononte me një yll të Hollivudit vlen aq sa një vend pune?! Për Viviana Ross-in po. Kamarierja gjysmë irlandeze gjysmë rumune, e cila punonte në hotelin luksoz në Londër, Chiltern Firehouse është pushuar nga puna.
21-vjeçarja, e cila ëndërron të bëhet aktore është pushuar nga puna pasi ka kaluar një natë me aktorin Orlando Bloom. Ylli i “Piratët e Karaibeve’ e kishte ftuar vajzën e re që të kalonte natën me të në suitën e tij shkruan Corriere.it.

Të nesërmen në mëngjes 40-vjecari, i impenjuar në një intervistë ishte larguar shpejt duke e lënë 21-vjeçaren në dhomë. Fatkeqësisht aty pak më vonë vjen menaxheri i hotelit, i cili i bëri një pyetje të thjeshtë: Këtu punon? Dhe pak orë më vonë vajza e re njoftohet se është pushuar nga puna. Fotot e 21-vjecares janë marrë nga Instagrami.

SHKARKO APP