Kamera e fshehtë zbulon se këngëtari Blero mban armë
Në një kamerë të fshehur të përgatitur nga emisioni Prive i Klan Kosovës për këngëtarin Blero, ku ishte inskenuar një rast i vjedhjes në banesën e tij, ka prodhuar një situatë, në të cilën zbulohet një vepër penale, ku këngëtari posedon armë në banesën e tij.
Kjo zbulohet kur Blero kthehet në banesë për të kontrolluar se çfarë ishte vjedhur. Gjatë kësaj kohe ai kontakton me babanë e tij në telefon dhe të njëjtin e pyet se ku e ka fshehur armën.
Këto momente mund ti shikoni në minutat (04:16 sek; 05:27 sek, 07:08 sek). Nuk dihet nëse Blero këtë allti e posedon me leje të shtetit? Mbase këtë mbetet ta vërtetojnë organet e drejtësisë.