Kampion bote për 85 sekonda!

 

Daniel Jacobs mbrojti me sukses titullin në versionin WBA. Ai u shpall kampion me 53 goditje në harkun e 85 sekondave. Kampioni i peshave të mesme në boks hodhi në tapet rivalin Peter Quillin, në raundin e parë. Goditjet e boksierit nga Brooklyn, nuk i lanë shpëtim kundërshtarit të tij nga Chicago, duke ngritur peshë entuziazmin e publikut në Barclays Center të New York-ut.

Gjyqtari i dha fund sfidës pas vetëm 1 minute e 25 sekonda, duke i shkaktuar Peter Quillin disfatën e parë në karrierë, në 34 duele si profesionist.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Jacobs kjo ishte fitorja e 11-të radhazi, prej humbjes me “knockout” përballë Dmitry Pirog, disfata e tij e vetme në 32 duele në karrierë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kampioni në fuqi u shpreh i hapur për një tjetër duel përballë Quillin, i cili në këtë sfidë arriti ta godiste vetëm dy herë kundërshtarin, por gjithsesi u ngushëllua me 1,5 milionë dollarëve nga ky duel.

Në vitin 2011 Jacobs u diagnostikua me një formë mjaft agresive kanceri, e cila i shkaktoi paralizën e pjesshme të këmbëve. Ai u kthye në ring pas kurimit 19-mujor dhe në Gusht të vitit 2014 fitoi titullin botëror në versionin WBA te peshave të mesme përballë australianit Jarrod Fletcher.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?