Kampionati Kombëtar BodyBuilding & Fitness 2015, plot çmime dhe surpriza (FOTO)

 

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua Kampionati Kombëtar i BodyBuilding & Fitness, i cili u mbajt në ambientet e Akademisë së Arteve. Pjesëmarrësit që garonin në këtë kampionat ishin të grupmoshave dhe peshave të ndryshme. Gjatë kampionatit u ndanë disa çmimë në bazë të kategorive të përcaktuara. Juria profesioniste vlerësoi performancën e pjesëmarrësve dhe në bazë të saj u ndanë çmimet.
Çmime u ndanë edhe për vendin e parë edhe të dytë në çdo kategori, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me çertifikata.Gjatë mbrëmjes së kampionatit u kurorëzuan 29 sportistë në 18 kategori të moshave dhe peshave të ndryshme. Risia e këtij edicioni qe pjesmarrja e vajzave në këtë lloj disipline.
Në kategorinë “Man’s Phsique” Junior +1.78. vendin e tretë e zuri Gesti Pali nga Vlora, atë të dytin Meri Xhafa nga Tirana, dhe të parin Eraldo Kerbizi nga Tepelena.
Në kategorinë “Man’s Phsique” Senior -1.78 cm, vendin e tretë e fitoi Jurgen Veizi nga Tirana, vendin e dytë Argjir Muzaka po nga Tirana, dhe atë të parë Fieraku Elvi Shuku.
Në kategorinë “Man’s Phsique” Senior + 1.78 cm, i treti u pozicionua durrsaku Erald Lila, i dyti Vlonjati Julian Pllaka, dhe fieraku Den Merko u pozicionua i pari.
Ndërsa kampioni absolut i kategorisë “Man’s Phsique” Senior u shpall po Den Marko.
Sakaq risia e këtij aktiviteti, sporti dhe mentaliteti ishte kategoria “Woman Body Fitness” dhe “Woman Fitness Bikini” kategori këto të cilat u fituan respektivisht nga Vlonjatja Kristiana Sinanaj atë “Woman Body Fitness”, dhe për “Woman Fitness Bikini” vendin e dytë Ersiada Gremi nga Berati dhe mbretëreshë u shpall Eranda Shuaipi nga Erseka.
Në kategorinë “Man Bodybuilding”- 75kg Junior i treti u pozicionua Artur Grami nga Tirana, idyti Enriko Hamzaj po nga Tirana, dhe vendin e parë e morri Fieraku Arbit Nure.
Në kategorinë “Man Bodybuilding”Junior kampion absulot u shpall Mersel Vangjeli.
Në kategorinë “Man Bodybuilding, Master 40 vjeç kampion u shpall Abdul Faëaz nga Tirana, në atë Master 50 vjeç Italiani Alfredo Aguzzini, dhe në atë Master +50 vjeç gjirokastriti Nikolla Muço.
Sakaq në kategorinë “Mbret”në atë mbi 100 kg “Man Bodybuilding Senior”, Super Mbreti i Mbrëmjes u shpall Kreshnik Topore nga Tirana në peshën mbi 100 kg. Vendin e parë në peshën 100 kg e fitoi Dorjan Fataj nga Skrapari, në peshën 90 kg Armand Marku nga Tirana, dhe në atë 80 kg Endri Pantazi nga Tirana.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?