Kanabisi-Shqiperia prag katastrofe!

Nga Tritan Shehu/Imzot Massafra para pak ditesh, ne meshen e Pashkeve nga Katedralja e Shkodres leshoi nje thirrje alarmi. Ne fakt kjo nuk ishte vetem per katoliket, por per te gjithe shqiptaret. Nga te gjithe kontaktet qe une kam pasur  ai shqetesim madhor eshte dhe i te gjitha komuniteteve te tjera fetare, njerrezve me koshience qytetare e civile ne vendin tone, politikaneve e punonjese te ndershem te strukturave anti krim e te shtetit, specialisteve te shendetesise,  atyre te aresimit e ceshtjeve sociale etj, pra te te gjithe atyre qe u dhimbset e ardhmja e ketij vendi, e sotmja dhe e nesermja e te rinjeve tane: Shqiperia po mbulohet me kanabis, duke na u kercenuar gjithecka!
Cfare po ndodh e ku po shkojme!? Vendi po mbushet me kanabis, parcelat me ate droge po shtohen me nje shpejtesi maramendese, qe nga Jugu ne Veri. Grupet kriminale po pregatiteten per shperndarje e trafikim te kesaj substance vrastare menjehere  mbas “korjeve “ te aferta. Fatkeqesisht nqs do te vazhdohet keshtu ne kete situate anormale, do te duhej qe po me kaq shpejtesi te pregatiten dhe hapesira te reja ne klinikat tona toksikologjike,  pse jo duke marre dhe ambjente nga shkollat, te cilat keshtu neser do te kene shume me pak nxenes. “Oxhakcinjte” duhet te pregatiten gjithashtu intensivisht, se me keto permasa  te zymta Shqiperia e te ardhmes do te “tymose” dhe vetem do te “tymose”! Krimi do kontrolloje vendin! Ne fakt per te perballuar keto fatkeqesi duhet te “zgjohen”, aktivizohen e pregatiten e shume te tjere, te gjithe ne. Por ne radhe te pare duhet te “levizin” ata, qe i takon te jene ne linjen e pare te luftes me te keqen e te “keqinjte”, se ky eshte vecse nje krim makaber. Dhe kjo nuk po ndjehet, ashtu si nuk ndjehet asnje pregatitje ne burgjet tona, te cilat jane ata qe duhet te rrisin ndjeshem kapacitetet e tyre. Krimi ka vetem nje vend, izolimin e tij. Nqs nuk veprohet me shpejtesi, ky i cili sot eshte nje problem madhor, neser do te jete nje fenomen dominues per jeten e vendit.
Ajo qe po ndodh te ne eshte tragjike ne te gjitha aspektet. Siperfaqja e kultivimit me Kanabis po shtohet frikshem, duke zevendesuar dhe kulturat e tjera te bujqesise sone. Fshataret po harxhojne kursimet e tyre, po shesin e therrin edhe bagetite me ritme te larta per te siguruar finacimet per kultivimin e kanabisit, si dhe per te paguar “sigurimin” e atyre parcelave. Aktualisht po kerkohet nga sekseret e grupet kriminele, pa dyshim te lidhura me te “fuqishmit dhe vendimarresit”, 10-15 E per rrenje bime, qe te garantohet pa prekshmeria e tyre. Dhe kjo shume duhet paguar para 15 prillit. Me tej flitet per fillimin e nje “aksioni shkaterrues” nga strukturat shteterore, por qe  rrezikon te perfundoje ne nje “goditje” te vetem atyre, qe nuk jane te “siguruar”!!
Tashme alarmi eshte dhene. Por ata qe nuk po e percjellin ate, jane pikerisht strukturat e individet, qe e kane detyrim ligjor per te reaguar. Dhe kjo i takon SHTETIT me te gjithe mekanizmat e tij. Duhet te veprojne policia, sherbimet inteligjente, pushteti lokal, institucionet qendrore ekzekutive, avokati i popullit (se eshte populli ai qe do te vuaje me shume pasojat e kesaj veprimtarie kriminale), se bashku me forcat kryesore politike, deputetet, shoqerine civile mediat, me te gjithe ata qe kane nje koshience qytetare. Ka ardhur momenti qe te krijohet “Aleanca e Madhe Qytetare” jo thjesht kunder kanabisit, por Aleanca e Madhe kunder kanabisit, droges, krimit e trafiqeve, Aleanca per mbrojtjen e vlerave, shendetit te femijeve tane, sigurise sone, mireqenies sone, rruges sone europiane etj, pra me dy fjale te te sotmes e te nesermes sone.
Ne kete aleance duhet te perfshihen aktivisht edhe partneret tane, me strukturat e tyre te specializuara. Duhet ta bejne kete se keshtu ata kontribuojne ne “shpetimin” e nje vendi europian, antari te NATOS-s. Duhet ta bejne kete per te mbrojtur edhe veten e tyre. Kriminalizimi  i Shqiperise ka dhe do te kete pasoja tejet negative per partneret tane, ne radhe te pare per Italine e Greqine. Per keto aresye duhet te levize fuqishem qe nga Interpoli e perfaqesite e tij ne Tirane e deri te strukturat perkatese ne Rome, Athine etj. Pikerisht per kete qellim  duhet organizuar tashme  edhe fotografimi ajror i territorit, i cili ne te kaluaren eshte realizuar  nga mjetet italiane. Por ky duhet bere ne te gjithe territorin e vendi, se i tille eshte problemi, jo vetem mbi disa zona te indikuara nga policia jone! Eshte e domosdoshme qe me tej rezultatet e ketij operacioni te behen publike. Keto jane thelbesore per kushtet tona, nivelin tone te korrupsionit e krimit.
Ne fakt sic permenda, ketu kerkohet mobilizimi i Aleances se te gjithe shoqerise shqiptare per ta frenuar kete fenomen shkaterrues, gryeres per ne. Dhe per kete duhet te jemi te qarte, te prere e koshient te pasojave fatale qe po marrin forme cdo dite e me shume. Qofte kjo ne nivel te dominimit te krimit mbi jeten e vendit, te rrenimit te nje pjese te madhe te rinise nga perdorimi i kesaj droge, demeve te medha afat gjate mbi ekonomine, rrezikut te izolimit te vendit etj etj. Kjo levizje qytetare duhet  te minimizoje edhe pasojat negative, qe ka krijuar e po krijon cdo dite nje “kenge kukuvajkash” mbi “kanabisin” industrial e farmaceutik. Kanabisi eshte vecse nje droge, si cdo droge tjeter. Kanabisi industrial eshte dicka tjeter, ai eshte kerpi, krejt larg ky nga kanabisi i vertete. Perdorimet “farmaceutike” te kanabisit jane sot vecse ne nje faze eksperimentale, dhe kjo vetem ne vendet potenciale per kerkimet shkencore, duke shfrytezuar sasi shume te vogla te tij, te siguruara nga ata vete, nen kontrolle te repta. Ne Itali nje sasi e tille kultivohet nga ushtria. Ne France edhe perdorime te tilla shume te kufizuara sollen pasoja tragjike. Kjo eshte e verteta.
Cdo prezantim e perceptim tjeter i relitetit eshte e genjeshter. E kombinuar  kjo me mungesen energjike te reagimit ndaj ketij fenomeni, kontribuon vecse per fuqizimin e afrimin e nje katastrofe kombetare shume dimensionale per ne!
“Panorama”

SHKARKO APP