”Kandidat të përbashkët për Tiranën”, Berisha pro Agron Shehajt: Do të bëjmë gjithçka

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se opozita nuk do të bojkotojë procesin zgjedhor për kryetar bashkie në Tiranë, edhe pse e konsideroi të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve të lira me Edi Ramën në pushtet. Në studion e Opinion, Berisha u shpreh: “Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por ne nuk do t’i bojkotojmë. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Po, do të hyjmë në zgjedhje”.

I pyetur për Ilir Alimehmetin, Berisha tha se është një ndër kandidat që i plotëson të gjitha kushtet për të kandiduar në zgjedhjet e Tiranës.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se opozita nuk do të bojkotojë procesin zgjedhor, por e konsideron të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve të lira me Edi Ramën në pushtet.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur Berisha theksoi se Ilir Alimehmeti është kandidat që “i plotëson të gjitha kushtet për të kandiduar në zgjedhjet e Tiranës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një përgjigje pati edhe për propozimin e kryetarit të partisë “Mundësia”, Agron Shehaj që opozita të ketë një kandidat të përbashkët. “Ne do të bëjmë gjithçka që të bashkëpunojmë me të gjitha partitë opozitare”– tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?