Kandidati i PD për Tiranën do të zbulohet nesër
Pas shumë takimesh nesër do të mësohet emri që selia blu do të ketë përballë Ogerta Manastirliut. Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi thotë se nesër pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, pritet të finalizohet emri i kandidatit për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Tiranës, të planifikuara më 9 nëntor.
Këlliçi tha: ‘Asnjë nga emrat që keni parë nuk është një emër zyrtar. Deri tani kemi patur një ngritje profili që do maksimalizonte votat e opozitës. Si kemi dakordësuar të gjithë jemi të hapur për dakordësinë për një kandidaturë që vjen edhe nga shoqëria civile. Tre emrat nuk kanë qenë asnjëherë emrat definitiv. Janë emra të nderuar dhe i respektoj.
Por është shumë më e gjerë se kaq gama e kandidaturave ndaj ditën e nesërme ka mbledhje kryesie ku në rendin e ditës pika e parë është raporti i negociatave me aleatet. Më pas brenda shumë pak orësh, do të finalizojmë edhe emrin që do kemi si opozitë e bashkuar për të shkuar në zgjedhje më datën 9. Tiranës do i japim një alternativë”.
KOHA JONË SONDAZH

