Kandidati i PD për Tiranën? Hoxha tregon se çfarë nuk duhet të jetë kusht

Lisandër Hoxha thotë për kandidatin e PD në garën për Tiranën, nuk mund të vendosen kushte të tilla si: “Nuk dua kandidat nga partia jote”. Ai deklaroi se PD nuk është përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, por normalisht duhet të mbajë përgjegjësi për mënyrën si po shkon drejt votimeve për 6 bashki në 9 nëntor.

“Kushtet që PD po hyn në këto zgjedhje, janë të ndryshme nga ato që unë ia kam kërkuar publikisht partisë sime. Dhe rezultati nuk dihet sesi do jetë por besoj do ishte më i mirë nëse ne do ishim fuqizuar gjatë gjithë verës deri në shtator me një rrugë politike joradikale por që kap thelbin e demokracisë: ‘Populli në rrugë, hajduti i zgjedhjeve në shtëpi’”, tha Hoxha.

Ai po ashtu deklaroi se në kryeqytet nuk ka mbështetje për Edi Ramën, por ai rrezikon ta fitojë garën e Tiranës përmes makinacioneve politike. ”E rëndësishme është që në Tiranë dhe në Shqipëri nuk ka mbështetje politike për Ramën. Rama ka korruptuar sistemin, ka gjetur mercenarë politik që i shërben fshehtazi. Nëse përfaqësuesit e PD i rrinë koherencës dhe moralit politik, të garantoj që qytetarët i mbështesin”. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike po ashtu theksoi se është koha që opozita të ripërtërijë veten dhe kapërcejë disfatat, duke prezantuar ofertë dhe kandidatë të denjë te qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?