Kandidati i PD për Tiranën? Sula: Të jetë Berisha, vetëm ai e mund Manastirliun dhe shton shpresën
Ende selia blu nuk ka emër të kandidatit që do të garojë përballë Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës. Por ish-deputeti Dash Sula e ka një emër, për të duhet të jetë Sali Berisha. Ai shprehet i sigurt se kreu demokrat i fiton këto zgjedhje. Këtë bindje Sula e bazon te numri i lartë i votave që mori Berisha në këto zgjedhje, dhe për shkak të kandidaturës socialiste, por edhe sipas tij është figura përbashkuese e së djathtës.
”Sali Berisha mund të ishte dhe duhet të jetë, nëse ka ndërmend të përballet me PS e Edi Ramën dhe për t’i treguar dhe ngjallur shpresë demokratëve. Vetë zoti Berisha dhe jam i bindur për këtë që ëhstë kandidati që fiton zgjedhjet e Tiranës dhe fillon një histori e ngjalljes së shpresës për zgjedhjet 2027 e 2029. Nëse Berisha futet në garë Rama ishte kryetar i bashkisë dhe u bë kryeministër, ka treguar që kemi një rrugë që bashkia e Tiranës se ka një buxhet të jashtëzakonshëm dhe Ogerta Manastirliun, njeriu i sigurt që e mund është Sali Berisha. Një figurë tradicionale të së djathtës dhe që fiton dhe ngjall shpresën Berisha për të gjithë demokratët”,-tha në ”A2cnn”.
Sula thekson se vetëm me Berishën kandidat për bashkinë e kryeqytetit opozita do të triumfojë, duke ngjallur shpresat e demokratëve. I pyetur se Agron Shehaj ka vënë kusht për një kandidat jopolitik për bashkinë më të madhe të vendit, Sula u përgjigj: ”Unë mendoj që shumica, përfshirë dhe mua do ta mbështesë Berishën. Kjo do të ishte valvula e shkarkimit të gjithë situatës së nderë e depresive që ka PD. Ngado të rrotullohen nuk e bën dot këtë garë se humbja është e sigurt. Nuk ndodh që Shehaj ta kundërshtojë Berishën”.
KOHA JONË SONDAZH

