Kandidati për Guvernator: Ja vizioni im për BSH-në!
Komentet e Genti Sejkos për çështjet kryesore, nga politika monetare, kontrolli, kreditimi (informal, në euro, interesat) vjedhja e thesarit dhe blerja e hotel “Dajtit”
I dekretuar nga Presidenti i Republikës për Guvernator të Bankës së Shqipërisë, kandidati Genti Sejko, tashmë edhe me statusin si anëtar i Këshillit Mbikqyrës ka shpalosur disa nga idetë e tij për drejtimin e institucionit qendror bankar në vend. Ja cilat janë disa prej tyre…
Politika monetare
Sipas Sejkos, “arsyet që politika monetare nuk arrin të ketë transmisionin e duhur në ekonomi, janë se politika monetare deri tani ka qenë e orientuar vetëm nga metoda konvencionale, pra nga ulja e normës bazë të interesit”. Duke shtuar se Banka e Shqipërisë e ka kryer rolin e saj në funksion të uljes së normës bazë të interesit në kohë, në mënyrë të vazhdueshme ka qenë proaktive dhe është përpjekur ta ulë, por vetëm ulja e normës bazë të interesit nuk mund të japë efektin e duhur në transmisionin e politikës monetare. Politika monetare, sipas tij, duhet të jetë në funksion të nxitjes, rritjes së ekonomisë dhe të kreditimit të ekonomisë dhe të bankave në ekonomi.
Kreditimi efiçent
Kandidati për Guvernator, citon se teksa Banka Qendrore ka një plan masash për kreditimin, ajo duhet ta rishikojë atë, pasi sipas tij, ai nuk ka qenë efiçent. “Ky plan masash për zgjidhjen e kreditimit ka qenë i orientuar kryesisht nga. Ponderimi i kredive ose kapitalit rregullator për ato banka që japin më shumë kredi lidhur me kthimin e vendosjeve, depozitimit të bankave në bankat e huaja në kredi për ekonominë dhe përfshirjen e kredive nga bilanci”, citon ai.
Kreditë e këqija
Lidhur me kreditë e këqija, Sejko shton se është një problem sot në sistemin bankar, një problem jo vetëm për bankat, por për të gjithë ekonominë, sepse kjo bën që bankat të jenë më të ngurta dhe më hezituese në kredidhënien e mëtejshme. Kjo gjë bën që bankat të mos të hedhin në treg depozitat, por t’i vendosin me bankat e tjera të huaja në qoftë se likuiditeti është në monedhë të huaj ose në bono thesari, në qoftë se likuiditeti është në monedhën vendase. Prandaj sipas tij, Banka e Shqipërisë ka një rol të theksuar dhe duhen parë me shumë kujdes dhe vëmendje politikat për zgjidhjen e kreditimit.
Pastrimi i bilanceve
Duhet parë me shumë vëmendje sipas Sejkos, edhe nga pikëpamja rregullative pastrimi i bilanceve të bankave nga kreditë e këqija. Pasi sipas tij, bankat janë të rënduara me shumë humbje dhe pastrimi i bilanceve do t’i çlironte bankat dhe do të përmirësonte indikatorët e tyre financiarë. Të gjitha këto janë elemente kryesore, të cilat duhen parë, mund të ketë edhe elemente të tjera që do të shihen hap pas hapi nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.
Ecuria e inflacionit
“Ne dimë që kemi një normë inflacioni nën nivelin bazë nën 2%, konkretisht 1,7% në nëntor. Në këto nivele ne mund ta konsideronim se jemi nivele deflacioni. Atëherë injektimi, parja e mundësisë së injektimit nga Banka Qendrore të likuiditetit në ekonomi do të bënte që të rritej oferta e parasë, të nxiteshin investimet e huaja dhe do të bënte ndoshta edhe një rritje të kërkesës. Këta janë elementët bazë që Banka e Shqipërisë do të duhej të kishte si parësore, si për trajtimin e portofolit të kredive me probleme, ashtu edhe për nxitjen e kreditimit në ekonomi”, citon kandidati për Guvernator të BSH-së.
QËNDRIMI
“Lidhur me rolin dhe autokracinë e funksionit të Guvernatorit dhe rolin e Këshillit Mbikëqyrës, në radhë të parë rëndësi ka që gjërat të jenë të definuara dhe të përcaktuara në ligj. Këtu ka faktorë objektivë dhe subjektivë. Në rast se pjesa ligjore, ajo procedurale funksionon dhe është në funksionin e duhur, duhet të ketë një shmangie, pastaj pjesa subjektive ka të bëjë me njeriun, me njerëzit. Kjo nuk është vetëm në Bankën e Shqipërisë, por në çdo ndërmarrje, në çdo bankë”.
PROJEKTI
“Komitet i kontrollit brenda
Këshillit Mbikëqyrës të BSH”
Roli i Këshillit Mbikëqyrës është shumë i rëndësishëm, thotë Sejko. Prandaj sipas tij, në rastin aktual krijimi i një komiteti kontrolli brenda Këshillit Mbikëqyrës ka funksion për të kontrolluar më mirë dobësitë në hallkat dhe sistemet e kontrollit të brendshëm, por edhe për të ushtruar kontroll, sepse vetë pjesa e sistemit të kontrollit të brendshëm është vetë menaxhimi, vetë roli i Këshillit Mbikëqyrës dhe vetë roli i Guvernatorit. Në fund të fundit, sipas tij, autokracia përkthehet në vendimmarrje. Vendimmarrja kalon në këtë këshill dhe gjithçka duhet të jetë kolegjiale. “Këshilli Mbikëqyrës dhe Guvernatori duhet të jenë të orientuar në një vendimmarrje kolegjiale, profesionale e gjykuar dhe jo autokratike e imponuar nga një guvernator. Kjo është në vija të përgjithshme ajo që gjykoj se duhet të ndodhë në shmangien e autokracisë në Këshillin Mbikëqyrës”, pohon Sejko.
AKUZA
“Vjedhja e thesarit, faji i kontrollit”
Lidhur me vjedhjen e thesarit, të konstatuar në verë të viit të kaluar, Sejko thotë se “në mënyrë të detajuar nuk mund të ndaj dhe të them ekzaktësisht përgjegjësinë pasi nuk është se kam kryer ndonjë funksion kontrolli dhe nuk kam një informacion të saktë . “Nuk dua të flas ose të jap një opinion të bazuar pa pasur informacionin e plotë. Ajo që do të thosha është se përgjegjësia kryesore është e strukturave të kontrollit të brendshëm, është një dështim i strukturave të kontrollit të brendshëm në ngjarjen e ndodhur, ku hyn edhe menaxhimi i Bankës së Shqipërisë”.
Strukturat e kontrollit të brendshëm sipas tij kanë nevojë për menaxhim, duke filluar nga burimet njerëzore, nga drejtorët e departamenteve, nga departamentet e caktuara për të mbajtur nën kontroll vlera monetare të mëdha, siç ishte thesari i shteti. Eshtë departamenti i kontrollit të brendshëm, departamenti i thesarit, departamenti i sigurisë dhe të gjitha departamentet e tjera përgjegjëse që, me sa u pa dhe u kuptua, kanë qenë jashtë funksionimit, nuk kanë bërë punën e tyre, por Këshilli Mbikëqyrës duhet të ketë një lidhje më të afërt me Bankën e Shqipërisë.
SHKODËR
OSHEE, Çela: 2 milionë $ për
zëvendësimin e linjave të vjetra
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka vendosur të verë në zbatim planin e masave konkrete që parashikon investime në disa milionë dollarë për rajonin e Shkodrës.
Administratori i OSHEE-së, Adrian Çela, e ka nisur fushatën e inspektimeve në terren, për të komunikuar drejtpërdrejtë me punonjësit, për t’i njohur me objektivat e shoqërisë dhe për të pare nga afër problematikën që pengon zhvillimin e rrjetit dhe shërbimet. “Shkodrës i kanë munguar investimet prej shumë vitesh, kurse mospagesat e faturave dhe vjedhjet e energjisë e lektrike i kanë amplifikuar problemet duke e bërë më të vështirë menaxhimin e sektorit. Përsa i përket investimeve, parashikohen miliona dollarë, ku vetëm për zëvendësimin e linjave të vjetra mbi 35-vjeçare do të shpenzohen deri në 2 milionë dollarë”, ka pohuar Çela. Po ashtu, Çela shtoi se “investimet, ndër të tjera, konsistojnë në plotësimin e nevojave për matës të energjisë, proces që do të nisë zbatimin në 6-mujorin e dytë 2015 dhe shtrihet deri në fillim të 2016-s; do të vendosen kabllo të reja, do të zëvendësohen linjat ekzistuese me modele të standardeve bashkëkohore, si dhe do të ndërhyhet në të gjitha kabinat dhe transformatorët që kanë problem”.
DEBATI
Mjekët peticion “JO testimit”.
MSH-ja: Vendimi është marrë!
Bluzat e bardha të cilat kundërshtojnë testimin kanë nisur të plotësojnë një peticion. Deri më tani nënshkruesit e këtij peticioni janë 300, ndërsa pritet të shkojë në 500 numri i tyre për t’iu dorëzuar më pas institucioneve më të larta në vend. Mjekët vetë shprehen se nuk kanë përse të testohen nga shteti kur testohen çdo ditë nga pacientët. Kundër ka dalë edhe Sindikata e Shëndetësisë. “Ne kërkojmë që Ministria e Shëndetësisë të nxjerrë shkaqet pse e bën këtë testim, pikërisht në këtë moment? Kush i nxjerr tezat e testimit, cilët njerëz merren në testim? Sepse gjykatësi më i mirë kasrhi punonjësve të shëndetësisë është populli. Këta mjekë, këta infermierë me gjithë dobësitë që kanë janë heronj në shërbimin ndaj popullit”, vlerësoi zëvendës/presidenti i saj Petrit Frangu. Por epyetur për këtë çështje, Ministria e Shëndetësisë zyrtarisht thotë se vendimi është marrë dhe se është i pandryshueshëm, ndërsa plani i testimitdo të bëhet publik në një moment të dytë.Ndërsa për arsyet, ajo edhe më herët ka listuar 5 pika kryesore, të cilat lidhen me monitorimin e vazhdueshëm të bërë në sistemet shendetësore dhe problemet e ndeshura në të, raporet e USAID për qëndrat shëndetësore, nevoja për mbulimin universal të popllatës dhe përgjigjet që rezultojnë negative, qoftë të analizave laboratorike, apo qoftë atyre imazherike që kërkohen rëndom nga mjekët e sistemit të kujdesit shëndetësor në vend.
300
Vlerësohet të jetë deri tani numri i bluzave tëbardha të cilat kanë firmosur një peticion të përbashkët, përmes të culit kundërshtojnë testimin e tyre