Kandidati për Tiranën? Bylykbashki: Nuk janë vetëm 3 emrat në ”garë”

“Qasja e Partisë Demokratike nuk është diskutimi i emrave të veçantë. Emra ka më shumë sesa 3”, tha deputeti Oerd Bylykbashi. Për të fokusi është gjetja e modelit, që i përshtatet një serie rrethanash, në funksion të objektivit që është fitorja e zgjedhjeve.

”Do të jetë kandidat politik, për të cilin palët bien dakord. Edhe nëse nuk ka ekspozimin e radhës së parë politike, mbetet një figurë që investohet politikisht nga opozita.

Qasja jonë ka qenë te modeli që do të prodhojë kandidatin. Për të tre emrat e lakuar kam shumë respekt, por nuk janë vetëm këto emra. Ka edhe të tjerë. Kur të gjejmë modelin, do të zgjedhim personin që i atashohet më mirë atij modeli”, theksoi më tej deputeti i Partisë Demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?