Kandidatja për deputete emërohet zv/ministre e Mbrojtjes

Qeveria ”Rama 4” ka emëruar Pranvera Skanën në detyrën e zëvendësministres së Mbrojtjes. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave dhe hyn në fuqi menjëherë, ndërsa pritet të botohet në Fletoren Zyrtare. Në të njëjtin vendim, qeveria njofton edhe lirimin nga detyra të ish zëvendës ministrit Andrea Shllaku.

Pranvera Skana ka qenë kandidate në listat e PS-së për Lezhën në zgjedhjet e 2025-ës.

Ajo vjen nga fusha e komunikimit dhe medias. Skana ka lindur në Rrëshen të Mirditës, ku ka përfunduar arsimin parauniversitar, ndërsa studimet e larta i ka ndjekur në Universitetin e Tiranës për Gazetari dhe Komunikim. Më pas, ajo ka vijuar specializimin në Londër, duke përfituar dy bursa për lidership akademik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka kryer studimet master në University of Westminster dhe ka qenë kërkuese shkencore në London School of Economics.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që prej vitit 2014 mban titullin Doktor në Shkencat e Komunikimit. Skana ka qenë aktive në media, duke trajtuar tema që lidhen me emigracionin, politikën britanike, çështjet sociale, barazinë gjinore dhe ndikimin e rrjeteve sociale. Në periudhën 2016-2019 ka shërbyer si diplomate në Ambasadën Shqiptare në Londër, ku është angazhuar në promovimin e Shqipërisë dhe diplomacinë publike, përfshirë organizimin e aktiviteteve si “Një mik për Shqipërinë”. Ajo ka kontribuar gjithashtu në krijimin e rrjeteve të grave dhe profesionistëve shqiptarë në Britani

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?