Kantieri Tiranë-Durrës, Rama poston fotot: Ecuria e punimeve ka arritur në masën 86%
Punimet për ndërtimin dhe përmirësimin në kantierin Tiranë-Durrës kanë arritur në masën 86%, duke shënuar një ecuri të qëndrueshme sipas grafikut të parashikuar. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale, duke postuar edhe fotot.
Sipas tij, punimet për shtrimin e shtresës së binderit kanë përfunduar pothuajse në të gjithë gjatësinë e projektit. Ndërkohë, në nyjen e Laknasit janë përmbyllur punimet e pilotimit, ndërsa në nyjen e Kasharit janë realizuar pilotat, duke hedhur bazat për fazat pasuese të ndërtimit.
Puna po vijon për përfundimin e ndërhyrjeve në Urën mbi Lanë, si edhe për ndërtimin e segmentit nga mbikalimi i Kasharit deri te Ura e Limuthit. Në këtë zonë kanë nisur gjithashtu punimet për zgjerimin e trupit të rrugës, me qëllim rritjen e kapacitetit dhe lehtësimin e qarkullimit.
Postimi i plotë
Ecuria e punimeve ka arritur në masën 86%
Kanë përfunduar punimet për shtresën e binderit pothuajse në të gjithë gjatësinë e projektit.
Në nyjen e Laknasit janë kryer punimet e pilotimit.
Në nyjen e Kasharit janë kryer punimet për realizimin e pilotave
Po vijojnë punimet:
– për përfundimin e ndërhyrjeve tek Ura mbi Lanë;
– për ndërtimin e segmentit nga mbikalimi i Kasharit deri tek Ura e Limuthit, ku kanë nisur edhe punimet për zgjerimin e trupit të rrugës.
Punimet po vijojnë sipas grafikut të punimeve, me fokus përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë rrugore.
KOHA JONË SONDAZH

