Kaos në Seria A, ndeshja Juve-Milan mund të luhet me dyer të mbyllura

Në kaosin e rikuperimeve të ndeshjeve në Seria A, lindin mosmarrëveshje të reja. Dueli i kthimit në Kupën e Italisë mes Juventusit dhe Milanit rrezikon që të luhet me porta të mbyllura. Edhe pse ndeshje fillimisht ishte parashikuar që të luhej me tifozë, por me kufizime, duke mos lejuar tifozët nga zonat më të prekura.

Hipoteza fillestare, e cila parashikonte tifozë nga të gjitha rajonet, përveç Lombardisë, Veneto, Emilia Romagna dhe krahinat e Pesaro, Urbino dhe Savona duket se do të bjerë.

E gjithë kjo sepse rajoni i Piemontes, pas një seri takimesh me prefekturën, institucionet shëndetësore dhe shkollat, ka vendosur që të shtyjë situatën e emergjencës deri në datën 9 mars. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP