Kaosi në Kuvend, Zogaj: Sjellja e opozitës, “galvanizim” i protestës së 22 janarit

Analisti Preç Zogaj i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se sjellja e opozitës këtë të enjte në Parlament ishte një përpjekje për të “galvanizuar” protestën e paralajmëruar të 22 janarit.

“Këto skena i kemi parë shpesh, me bllokime seancash. Nga sa u kuptua, ishte një inskenim për të ndaluar votimin e Avokatit të Popullitë.

Sipas tij, ajo që ndodhi në Kuvend ishte një lloj mini-proteste e inskenuar, e cila shërben si model për protestën e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ishte një inskenim i një mini-proteste, ku u mor edhe një copë pushteti për pak minuta, për t’ua paraqitur ndjekësve si model se si duhet të jetë protesta e 22 janarit. Një operacion për të galvanizuar protestën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Opozita nuk është më aktor në këtë luftë. Aktori kryesor është SPAK, pasi vetë kryetari i Partisë Demokratike është nën hetim. Protesta e tyre është e destinuar të mos lërë gjurmë, sepse mbart hipokrizi”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?