Kapet gaforre e rrallë në Lagunën e Patokut (FOTO)
Lajme E Martë, 20 Prill 2021 02:56
Në rrjetat e peshkatarëve në Lagunën e Patokut, përpos gjahut të kërkuar siç janë peshqit, ka rënë dhe një gaforre me përmasa më të mëdha sesa të zakonshmet.
Biologut Prof. Dr. Idriz Haxhia tha se kjo gafore është e rrallë për shkak të përmasave të saja. “Kjo gaforre e gjetur sot pranë Lagunës në patok ishte gjetja e peshkatarëve të zonës e cila shfaqet rrallë me të tilla përmasa”,- tha ai.
Peshku është ushqimi i preferuar i gaforres së detit, si dhe të tjera gjallesa detare. Gaforrja shërben si ushqim i preferuar dhe gatuhet në disa lokale të zonës së Lagunës.
Ahmet Zani