Kapet pëllumbi që transportonte drogë

Një pëllumb në Kuwai është kapur, duke transportuar drogë me një cantë të vogël në shpinë. Sipas Al Arabiya, autoritetet e kapën pëllumbin, ndërsa po e sillte lëndën narkotike nga Iraku. Në cantën e ngjitur në shpinë, ata zbuluan 178 pilula narkotike. Ata e kanë kapur këtë pëllumb ndërsa po fluturonte mbi disa ndërtesa, ndërsa fotografitë u bënë virale në rrjete sociale. Kjo nuk është hera e parë që trafikantët përdorin shpendët që të shpërndajnë drogë. Në 2016 u kap një pëllumb që po përpiqej të transportonte lëndë narkotike në një burg të Kosta-Rika. Mendohet se këta trajnohen përpara që të bëjnë veprime të tilla. Ideja nisi që nga dërgimi i letrave që bëhej dikur nëpërmjet shpendëve, për të përcuar një mesazh të caktuar.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?