Katastrofa demografike, rreziqet e 10 miliardë frymëve

 

Nga Daniel Fortin 

Ata që janë shqetësuar në mënyrë të natyrshme apo pesimistët kronike, mund të rrinë të qetë:çdo gjë do të jetë shumë më mirë pas 100 vjetësh. Deri atëherë, popullsia në tokë do të ketë filluar të bjerë, si pasojë e normës në rënie të lindjeve, por jo vetëm. Demografët vlerësojnë, se mund të llogarisim në mënyrë të arsyeshme një planet me vetëm 4 miliardë persona, deri në fund të shekullit të XXII-të, krahasuar me mbi 7 miliardë që jemi sot. Njerëzimi, me akumulimin e dy shekujve progresi teknik, do të përshtatet lehtësisht me një tokë ku temperatura mesatare do të jetë rritur me 4-5 gradë Celsius. Sigurisht, disa vende do të jenë bërë të pabanueshme, për shkak të fatkeqësive bëthamore si ajo e Fukushimas në Japoni, kur mbetjet radioaktive do të degradojnë hapësira të tëra toke, ashtu si edhe ngrohja globale. Por zona të tjera do të shfaqen, për shembull sapo të shkrijnë akujt, ose si rezultat i urbanizimit masiv, të cilave ne tashmë ia njohim shenjat. Nëse ne e pranojmë, siç bëri dikur Klod Levi Shtraus, se cilësia e të jetuarit së bashku është e lidhur drejtpërdrejti me madhësinë e popullsisë, atëherë kemi çdo të drejtë të ndihemi të kënaqur në lidhje me këtë perspektivë. E megjithatë, ekziston së paku një ekonomist francez që ka dyshimet e veta – sepse edhe në qoftë se u besojmë parashikimeve, ne kemi ende nevojë për të arritur atje. Pier Noël Zhiro, një nga ekonomistët më të shkëlqyer ende gjallë të Francës, shfaqet pak në media, gjë që ndoshta është një gjë e mirë, pasi ka më shumë kohë për të punuar dhe për të formuluar pyetje të tilla si ajo e paraqitur në librin e tij të botuar kohët e fundit “L’Homme inutile (Njëriu i padobishëm):Si e kemi trajtuar tranzicionin drejt kësaj të ardhme premtuese e të largët, duke e ditur se ka 100 vite midis? Si pjesë e analizës së tij, Zhiro vë në dukje se para se të mbërrijmë në pikën e rënies demografike, së pari do të duhet të kapërcyejmë një periudhë konvulsive, me një planet të banuar nga 10 miliardë njerëz në vitin 2050. Problemi, argumenton autori, nuk do të të jetë aq shterimi i burimevem, sesa absorbimi i masës së mbeturinave të krijuara. Sfida tjetër e madhe, do të jetë kapaciteti i ekonomive tona, për të punësuar një fuqi punëtore kaq të madhe. Në vitin 1996, 20 vjet para se Tomas Piketi të bëhej një yll i ekonomisë, Zhiro shkroi “L’Inégalité du monde (Pabarazia në botë), në të cilën ai tregonte se si globalizimi, me virtytet e tij të padiskutueshme, ka favorizuar shfaqjen e vendeve me paga të ulëta, dhe në të njëjtën kohë aplikon konkurrencën brutale në “kapjen” e vendeve, me pasojë varfërimin e klasave tona të mesme. Libri i tij i ri, e vazhdon aty ku puna e tij e mëparshme u ndërpre.
 
Nomadë, banorë të palëvizshëm
Pabarazia, sipas Zhiro, ka arritur tanimë formën e saj më të keqe: kotësinë, e mishëruar nga të papunët, njerëzit që punojnë në kushte të pasigurta apo fermerët pa tokë, të cilët janë katandisur për të mbijetuar vetëms falë sistemit të mirëqenien sociale. Se së bashku me mjedisin, ky është problemi qendror i shoqërive tona, argumenton autori. Për të zgjidhur këtë, ne kemi nevojë të përcaktojmë diagnozën e saktë. Tre format e mëdha të globalizimit, dixhital, financiar dhe industrial, kanë çuar në një ndarje të popullsisë aktive në dy kategori të mëdha të punësuarish:nomadët dhe ata të ngulitur në mënyrë të përhershme diku, argumenton ai. Që prej globalizimit dhe zhvendosjes së kompanive, ish-inxhinierët, financierët, punëtorët shumë të kualifikuar, etj – janë të kontestuar në nivel global. Kjo duhet të ndryshojë, sipas Zhiro, i cili shton se është në interesin më të mirë të çdo kombi, që të mundësojë rritjen e popullsisë dhe ruajtjen e saj për të lëvizur diku tjetër. Përse? Sepse nomadët priren të kenë pasuri mbi mesataren dhe pozicione më të mira në shoqëri sesa sedentarët, të cilat janë atje për të siguruar të parëve të gjitha shërbimet e nevojshme. Problemi, shton më tej Zhiro, është se shumë vende kanë dështuar të ruajnë një ekuilibër të mirë midis këtyre dy grupeve. Në vendet e zhvilluara, nomadët po largohen. Dhe ka shumë sedentarë për një treg të reduktuar:nga këtu buron varfëra, pasiguria dhe papunësia. Në vendet në zhvillim, e kundërta është e vërtetë:nomadët po vijnë, por jo në numër të mjaftueshëm për të ushqyer një masë të madhe sedentarësh. Sido që të jetë, efektet janë të njëjta:rritja e padobishmërisë. Sigurisht këtu është në lojë edhe një çështje morale. Zhiro përdor kryesisht një lente ekonomike dhe politike për të formuar analizën e tij. Padobishmëria njerëzore, argumenton ai, përfaqëson një shterim të madh financiar në shoqëritë tona, nxit emigrimin nga vendet në zhvillim, dhe rrit rrezikun e luftës civile në pjesët më të zhvilluara të botës. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë të rishikojmë politikat tona ekonomike, në mënyrë që të mund të përballemi si duhet me hiper-rritjen demografike. Por si? Ekzistojnë shumë zgjidhje të komplikuara. Më së pari, kemi nevojë për një marrëveshje të mirë mbi klimën, argumenton Zhiro. Ne gjithashtu duhet të përmirësojmë rregulloret në një pjesë të madhe të sektorit financiar dhe të shkatërrojmë monopolet, në mënyrë që të përmirësojmë standartin e jetesës për klasën e palëvizshme. Me pak fjalë, ne duhet të krijojmë ndryshe politikat tona ekonomike – dhe të mos rrezikojmë gjithçka mbi një mrrekulli të mundshme, por tek një mrrekulli demografike shumë e pasigurtë.
“World Crunch” – Bota.al

SHKARKO APP