Katër pako tritol në kutinë e bojës, pranga menaxherit të firmës, në kërkim pronari italian
Katër pako të mbështjella me lëndë plasëse të dyshuar tritol janë sekuestruar nga policia e Durrësit. Sipas deklaratës, pakot ishin të lidhura me dy fije teli të veshura dhe kapsolla të montuara. Lëndët plasëse janë gjetur brenda një kove plastike me bojë, pas kontrollit të ushtruar një kompani, e cila merret me prodhimin e profileve plastike.
Policia ka arrestuar në flagrancë menaxherin e firmës, shtetasi Agron Kryeziu, 28 vjeç, banues në Durrës, ndërsa është është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të kompanisë, shtetasi italian E.B. 43 vjeç.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të tjera të veprës penale dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Ende nuk dihet se pse lënda plasëse ndodhej e fshehur aty apo do të përdorej për qëllime kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Fshehja e të ardhurave”, ” Punësimi i paligjshëm “