“Kaubojsi” fyen homoseksualët, i krahason me një “targë makine”

 

Deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Eduart Ndocaj, e ka etiketuar komunitetin e LGBT-së si një “targë makine”. Në një intervistë për emisionin “Të paekspozuarit” mbrëmjen e së enjtes, Ndocaj tha se si përfaqësues i Partisë Demokristiane e ka të përcaktuar në mënyrë taksative qëndrimin ndaj homoseksualëve.

Pyetjes se gazetarit se a pret një trysni nga komuniteti LGBT për faktin se ai është një deputet demokristian dhe në fokus të kësaj force politike qëndrojnë vlerat e familjes, Ndocaj tha se mbetet i vendosur për të mbrojtur linjën e partisë që përfaqëson.

“Zoti mund të kishte krijuar dy burra apo dy gra, por krijoi burrin dhe gruan ku familja ka peshën kryesore. Partitë demokristiane e kanë taksative që nuk bien dakord për LGBT, paskan emër edhe një targë si targë makine”.

Ndocaj u bë deputeti më i ri i Kuvendit, pjesë e Partisë  Demokristiane.

Kreu i kësaj partie,  Nard Ndoka, qe shprehur se nuk e përjashtonte mundësinë që edhe në Kuvendin e Shqipërisë të ketë homoseksualë.

SHKARKO APP