KE: Shqipëria mbledh më pak të ardhura se rajoni

Shqipëria mbledh më pak të ardhura se vendet e tjera të rajonit në raport me Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar. Kjo përformancë e dobët në mbledhjen e të ardhurave konstatohet nga Komisioni Europian në raportin për ekonomitë e Ballkanit. Niveli i lartë i evazionit fiskal dhe ekonomisë informale, si dhe rendimenti I ulët I tatimeve dhe doganave janë arsyet kryesore pse administrata nuk arrin të mbledhë të ardhurat

Në një kohë kur rritja e taksave është përcaktuar si opsion për qeverinë në marrëveshjen me FMN-në, në rast se nuk përmirëson performancën fiskale, raportet e ndërkombëtarëve tregojnë se Shqipëria mbledh më pak taksa se të gjithë vendet e tjera të rajonit në raport me Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar. Komisioni Europian vlerëson në raportin për ekonomitë e vendeve të rajonit tonë se niveli i mbledhjes së të ardhurave në Shqipëri për këtë vit është 27.8% e GDP-së. Mbledhja e të ardhurave pritet të ruajë të njëjtin nivel edhe vitin e ardhshëm, për t’u përmirësuar në mënyrë modeste në vitin 2017 me vetëm 27.9%. Ndërkohë që vendet e tjera të rajonit mbledhin të ardhura gati dyfish më shumë në raport me prodhimin kombëtar. Kështu, sipas Komisionit Europian, Maqedonia mbledh të ardhura në masën 31.6% të GDP-së, Mali i Zi 42.9%, Serbia 40.3%, Bosnje Hercegovina 38.9%. Ndërkohë që ne lëmë prapa vetëm Kosovën, me një nivel të mbledhjes së të ardhurave prej vetëm 26.8%.

Niveli i lartë i evazionit fiskal dhe ekonomisë informale, si dhe rendimenti i ulët i tatimeve dhe doganave janë arsyet kryesore e performancës së dobët në mbledhjen e të ardhurave. Kjo ka detyruar qeverinë, që në kushtet kur nuk ka mundur të mbushë buxhetin me taksat e rritura, të bëhet gati për një aksion të përqendruar në dy muaj për mbledhjen me forcë të detyrimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?