Këmbimi valutor- Leku humb pikë ndaj dollarit dhe forcohet kundrejt euros

Kjo tendencë e dy monedhave, pra e forcimit të dollarit dhe dobësimit të euros pritet të reflektojë edhe në tregun shqiptar. Për Kadarenë forcimi i dollarit amerikan mund të çojë në rritjen e disa çmimeve në vendin tonë, përfshirë këtu edhe rritjen e çmimit të karburantit.

Çështje për të cilën Civici, thotë mendon se do të ndikojë në të kundërtën, duke e ulur çmimin e naftës megjithëse kjo varet nga politikat fiskale Civici mendon se forcimi i dollarit kundrejt euros mund të çojë Shqipërinë në riorientim të eksporteve dhe importeve drejt zonës euro.Ndërsa thotë se dobësimi i euros mund të ndikojë në dobësimin e kostos për ato që japin kredi në euro.Ekspertët thonë se forcimi i dollarit kundrejt lekut dhe euros parashikohet të jetë tendencë në dy vitet në vazhdim.

SHKARKO APP