Këngë e re për Kombëtaren para Serbisë, nga emra të njohur

 

Pas këngëtares Elvana Gjata dhe Flori Mumajesit me këngën “Kuq e Zi” si dhe bashkëpunimit mes Sabri Fejzullahut e Sinan Vllasaliut me këngën “Shqipëri Etnike”, edhe një këngë do të publikohet në përkushtim të Kombëtares shqiptare të futbollit.

Tre këngëtarët e njohur shqiptarë, Gold AG , Arta Bajrami, Don Arbas, i kanë nisur incizimet për këngën e re, të cilën do t’ia kushtojnë Kombëtares shqiptare para ndeshjes me Serbinë.

Në fakt, bëhet fjalë për një këngë të ripërpunuar popullore.

Kënga do të publikohet në ditët në vazhdim, përkatësisht në prag të ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të luhet më 8 tetor në stadiumin “Elbasan Arena”.

SHKARKO APP