Këngëtarja serbe i vjedhë këngën Leonora Jakupit

Hiti i Ana Nikoliq “Zadnji voz” (Treni i fundit) është kopje e këngës “Ti më je shumë xheloz” i këngëtares Leonora Jakupi, të cilën, si pasojë e popullaritetit të madh që gëzon në Kosovë, e quajnë Ceca Razhnatoviq shqiptare, shkruan portali serb “Pressonline”.

Në albumin e Anës kjo këngë figuron me autor Aleksandër Kobac dhe me tekst të Marina Tucakoviq.

“Rëndësi ka që kënga të jetë e mirë dhe që ta pranojë publiku. Do të bisedojë me bashkëpunëtorët e mijë rreth asaj se a e kanë kontaktuar këngëtaren Leonora Jakupi”, ka thënë Ana për “Press”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Leonora Jakupi këngën “Ti më je shumë xheloz” e ka incizuar disa vjet më parë, mirëpo bashkëpunëtorët e Anës me sa duket kanë pritur momentin e duhur për ta lansuar këngën. Si kompozitor e kësaj kënge në albumin e Anës shkruan se është Kobac dhe se është përdorë vetëm një mostër prej hitit të Jakupit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?