FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kërkoni një bursë studimi në Gjermani! Ja si mund të aplikoni

Edhe këtë vit shumë djem dhe vazja shqiptare mund t‘i gëzohen një bursë studimi ose trajnimi në Gjermani.

Dje, në një ceremoni në Ambasadën Gjermane, u bë dorëzimi i bursave të Shërbimit Gjerman për Shkëmbimin Akademik (DAAD).

Këtë vit vetëm DAAD akordoi më shumë se 30 bursa – për studime Master apo Doktorature si dhe kurse verore të gjuhës profesionale pranë universiteteve gjermane, në të cilat studentët mund të perfeksionojnë njohuritë e tyre të gjuhës gjermane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Referentja e Kulturës Christiane Wolters, përgëzoi të gjithë bursantët, të cilët ia dolën të përzgjidheshin përkundrejt aplikuesve të shumtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shqipëria ka nevojë pikërisht për njerëz si ju: të motivuar, të arsimuar më së miri me njohuri gjuhësh të huaja dhe përvojë jashtë shtetit.” DAAD-i është organizata më e madhe në botë për shkëmbimin shkencor. Që prej fillimit të viteve ’90 DAAD-i ka mbështetur disa mijëra shqiptarë jo vetëm me bursa, por edhe në kuadrin e projekteve të ndryshme në fushën e arsimit të lartë.

Më shumë informacione mbi punën e DAAD-së në Shqipëri dhe programeve të bursave mund të gjeni këtu: http://www.daad-al.org/ dhe https://www.daad.de/laenderinformationen/albanien/de/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?