KESH: Përmirësohet situata hidrike në HEC-e
Reshjet e dendura të shiut ditëve të fundit kanë përmirësuar situatën hidrike në hidrocentralet e kaskadës së Drinit.
Sipas të dhënave të Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës ka arritur në 285.86 metra, ku pika maksimale e tij eshte 296 m.
Prurjet në HEC-in e Fierzës llogariten 292 m3/s.
Niveli i ujit në HEC-in e Komanit ka arritur në 172.46 m, nga 175, që është pika maksimale dhe prurjet llogariten 134 m3/s. Ndërkohë, niveli i HEC-it të Vaut të Dejës është 73.69 m, nga 76 m, që është pika maksimale dhe prurjet llogariten 366 m3/sek ujë.