Këshilla/ Limon dhe uthull për largimin e gurëve në veshka
Gurët në veshka nuk kanë nevojë të jenë shqetësim i vazhdueshëm, pasi ka shumë mënyra që ti parandaloni ose ti kuroni pa arritur në ndërhyrjet kirurgjikale.
Portali për shëndetin, “Naturalnews.com”, sjell disa këshilla shumë të rëndësishme se si të parandalohen dhe kurohen gurët e veshkave. Përveçse duhet të pihet shumë ujë, të hahet ushqim i pasur me kalcium, magnez dhe vitaminë B, është interesant që limoni ose uthulla e mollës mund të ndihmojnë ne luftën kundër gurëve në veshka.
Shtimi i limoni të freskët ose uthullës së mollës në ushqim ose në pijet që konsumoni gjatë ditës do të ndihmojë në shërimin e trupit tuaj, dhe përveç kësaj në mënyrë efikase edhe do të parandaloni formimin e gurëve të veshkave.
Në simptomat e para të dhimbjes në veshkë të shkaktuar nga gurët, përzieni vajin e ullirit dhe lëngun nga limoni organik, pini përzierjen menjëherë me një gotë uji pastër.
Prisni gjysmë ore dhe pastaj shtrydhni lëngun e një gjysmë limoni dhe përzini me një gotë uji të pastër, shtoni një lugë uthull molle dhe pijeni. Këto lëngje konsumojini dy deri në tri herë në ditë, deri kur simptomat të jenë zhdukur dhe mos të ndieni më dhimbje të veshkave.