Këshilli i AKEP, Xhixho: Njehsimi i tarifave do të zbatohet

Njëhsimi i tarifave do të zbatohet, por aktualisht po analizohen ankesat e 4 kompanive celulare.Kryetari i AKEP, Piro Xhixho, gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese ka sqaruar se synimi i tyre është mbrojtja e konsumatorëve.Ndërkohë së shpejti synohet edhe futja e 4 G-së.

Tiranë- Vendimi për njëhsimin e tarifave midis komanive të telefonisë celulare do të zbatohet.

Kreu i AKEP, Piro Xhixho, ka shpjeguar gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese se tashmë po shqyrtohen ankesat e katër kompanive, por kjo nuk do të thotë se nuk do të hyjë në fuqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ajo asimetri, ose ajo paketë që sot është në fuqi, por edhe operatorët e dinë që AKEP nuk lëviz ng pozicioni i tij, padyshim do ketë një skemë e cila harmonizon ankimimet dhe pretendimet, por edhe reagimin e konsumatorit, që është skema graduale. Domethënë do hyjë në fuqi, ka hyrë në fuqi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i AKEP bëri me dije se në 2 mars do të hapet tenderi për 4 G.

“ Kemi hyrë. Kemi kryesisht 4G që mendojmë se do të jetë një hapi rëndësishëmnë sektorë për ofrimin e shërbimeve me shpejtësi shumë të lartë”.

Ndërsa përsa i përket eleminimit të tarifave Roaming, Xhixho shpjegoi se kjo varet nga vendet e Bashkimit Europian.

“Nuk është në dorë tonë, është kërkuar nga grupi i Ballkanit Perëndimor ku dhe ne në parim kemi rënë dakord edhe pse nuk është firmosur dokument i përbashkët. Dhe BE ka thënë që nuk jemi palë në këto diskutime që bëjmë ne”.

Mbledhja u shoqërua edhe me disa batuta në lidhje me pagesat e faturave të energjisë. “Ka gjeneruar nga deputeti i Vlorës, faturat e energjisë i ke paguar?”pyeti kreu i Komisionit Eduard Shalsi.

Komisioni i Veprimtarive dëgjoi katër kandidaturat për anëtarë të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të cilëve u ka mbaruar mandati në nëntor të 2014.

Kandidatët që presin votat nga parlamenti për emërim janë Piro Xhixho i cili aktualisht është kryetar, Anila Denaj,Ketrin Topçiu dhe Klarina Abazaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?