Këshilli i Ministrave miraton bashkëpunimin me Gjermaninë për linjën energjetike të jugut
Këshilli i Ministrave ditën e sotme ka publikuar vendimet e marra gjatë mbledhjes që u zhvillua sot. Në nga vendimet e marra është dhe ajo mbi marrëveshjen me shtetin Gjerman mbi linjën energjetike të jugut.
Në vendim thuhet se:"Miratimi në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2014, për masën shoqëruese të projektit “Linja unazore 110 kV në Shqipërinë Jugore (Përmirësimi i efiçencës në fushën e energjisë)”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi"
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë dhe ministrit të Financave.