Këshilltari i Metës ironi me sjelljen e PS-së 1 ditë pas zgjedhjeve

Pasojat që shkaktoi pakti i 18 majit Rama-Basha, ku tashmë kanë nisur shkarkimet masive të drejtuesve të lartë në administratë, ku prej dy ditësh janë shkarkuar një sërë zyrtarësh të zgjedhur nga Lëvizja Socialiste për Integrim kanë shkaktuar një valë të gjerë reagimesh në rrjetet sociale. Një reagim i tillë vjen edhe nga Emiljano Aleksi, këshilltari i kreut të Kuvendit ende në detyrë, Ilir Meta, ironizon marrëdhënien e fudnit të krijuar mes LSI-së dhe PS-së.

Me anë të një statusi në faqen e tij në facebook, Aleksi me jo pak ironi përcjell mesazhin për “Mea culpa”, duke vendosur një foto-imazh që sipas tij do të jetë dita e parë pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Komenti i plotë i Emiljano Aleksit

Foto/Mesazh. “Mea culpa”

Kjo është fotografia e 26 qershorit!

Mora pushkën dola malit,

Të luftoja në furtunë,

Ku ta dija unë i ngrati,

Se armiku isha unë.

SHKARKO APP