”Këtë qeveri nuk e pranojmë kurrë më”, Berisha me demokratët e Njësisë 7: Qeveri teknike ose përballje

Në Foltoren me demokratët e Njësisë 7 në Tiranë, Sali Berisha deklaroi se vendi ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë politike. Krijimi i një qeverie teknike për zgjedhje të lira, ose përballje direkte me një pushtet që, sipas tij, ka humbur çdo legjitimitet.

Berisha tha se kjo qeveri nuk krijon zgjedhje, por farsë, ndërsa ka përdorur pushtetin për të plaçkitur qytetarët me afera miliardëshe dhe për ta shndërruar imunitetin në mburojë për krimin dhe korrupsionin.

Sipas tij, mandatet e dala nga vjedhja dhe bashkëpunimi me krimin po përdoren sot për të bllokuar drejtësinë dhe për të mbrojtur qeverinë, çka e bën të pashmangshme betejën politike deri në rikthimin e demokracisë dhe votës së lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ndaj edhe ne jemi sot në mision. Çdo demokrat dhe demokrate duhet ta ndiejë veten në mision. Kemi bërë dy protesta. Jua them unë ju: ato janë pritur më mirë në memorien time, ndoshta më shumë se të gjitha protestat tona të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pse janë pritur mirë? Janë pritur mirë sepse e dinë që ky, mund t’i veshësh çdo epitet, ua mori zgjedhjet. Dhe e dinë se ky ka vjedhur, ka plaçkitur dhe tani, tani bën grusht shteti, duke bllokuar drejtësinë. Kjo është. Të mos mendojë kush se mbështetja vjen për arsye të tjera. Për këtë arsye mbështetet.

Për këtë kemi mbështetje në mbarë botën. Për këtë, ne do t’u provojmë shqiptarëve dhe botës se nuk rrimë duarkryq. Ne do të ngadhënjejmë, do të triumfojmë dhe shqiptarët do të votojnë të lirë”,-tha ndër të tjera Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?