Kim dhe Amber tronditin internetin

Bëmat e familjes Kardashian duken se tashmë nuk kanë asnjë lloj limiti. Gjithçka i ngjan një telenovele, ku regjisori karakterizohet nga befasitë e shumta. Pak ditë më parë në mediat botërore bëri bujë lajmi për zënkën midis Kanye West, Amber Rose dhe Wiz Khalifa.
Por pas gjithë kësaj zënkës ndërmjet 3 protagonisteve, në fund edhe Kim mori masa…duke postuar një foto në Instagram me Amber. Ç’kuptim ka kjo foto vallë?

Më e pakta është që gjithkush mund të ndjehet sadopak i mashtruar, në rast se do t’u bënin përshtypje bëmat e Kim natyrisht. Duke marrë parasysh se Kanye kërkoi falje sa hap e mbyll sytë për ofendimet ndaj djalit të Amber dhe Wiz, kjo foto duket thjesht përfundimi i natyrshëm i një teatri të inskenuar. Ajo që e bën edhe më intriguese situatën është fakti se u përfol gjatë që ishte pikërisht Kim ajo që mori Kanyen nga krahët e Rose, por duket se vajzat e kanë lënë këtë histori pas krahëve. Edhe njëherë tjetër, kjo na tregon se telenovela “Kardashian” është plot befasi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?