Kim Kardashian: Shtatzënia, eksperienca më e keqe
Kim Kardashian ka ndarë ndjenjat e saj të vërteta me fansat në faqen zyrtare, KimKardashianWest.com. Do të them të vërtetën: Për mua, shtatzënia është eksperienca më e keqe në jetën time, ka shkruar 34 – vjeçarja në ëebsite-n e saj. Ajo ka shkruar edhe për shqetësimin se kur je shtatzënë, trupi zgjerohet gjithmonë e më shumë dhe asgjë nuk të përshtatet më. Unë nuk ndihem më seksi, ka thënë Kardashian. Shumicën e kohës nuk ndjehem e sigurt në vetvete, ka vijuar 34 – vjeçarja.
Me fansat e saj ajo ka ndarë edhe gjendjen mendore gjatë kësaj periudhe, për të cilën thotë se nuk ka qenë aspak e mirë.