Kina me 600 milion përdorues, SHBA 270 milion!

Hulumtuesit Dr Mark Graham dhe Dr Ralf Straumann, pranë Institutit Teknologjik të Oksfordit, kanë krijuar një hartë globale e cila tregon numrin e përdoruesve të internetit. Në hartë, madhësia e secilit shtet shfaqet në bazë të numrit të përdoruesve të internetit por duke ruajtur format territoriale të shteteve dhe kontinenteve. Gjithashtu harta zbulon edhe përqindjen e përdoruesve krahasuar me popullsinë. Sa më e errët ngjyra, aq më i lartë është penetrimi i këtij shërbimi. Informacionet për ndërtimin e kësaj pamjeje vizuale janë përvetësuar nga Banka Botërore e cila gjurmon numrin e përdoruesve të internetit që nga 1990-ta si pjesë e programit të saj të publikimit të indikatorëve botërore. Azia numëron 1.24 miliard përdorues ose e thënë ndryshe 46 % e gjithë përdoruesve të internetit në planet. Kjo shifër është e barabartë me shifrën totale të përdoruesve të internetit nga Europa, Amerika Latine, Lindja e Mesme, Afrika dhe Amerika e Veriut së bashku. Kina ka numrin më të madh të përdoruesve me afro 600 milion. SHBA-ja, India dhe Japonia ndjekin si shtetet e tjera me numrin më të lartë të përdoruesve të internetit me 270 milion, 190 milion dhe 110 milion respektivisht. Europa ka përqindjen më të lartë të penetrimit të shërbimit të internetit./ PCWorld Albanian

SHKARKO APP