Kinezët në Cërrik, interes për naftën, ujësjellësin dhe bujqësinë

 

Qyteti i Cërrikut mund të kthehet së shpejti në një qendër të rëndësishme për investitorët kinezë.

Gjatë një vizite në të përbashkët, Ministri i Transporteve Haxhinasto dhe ambasadorja kineze në vendin tonë, kanë vlerësuar klimën e favorshme për biznesin e huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo bashki ka një potencial mjaft të madh zhvillimi. Ne po diskutojmë për një bashkëpunim në të ardhmen. Me anë të këtij takimi dua të tregoj vullnetin e qeverisë kineze edhe aftësinë e kompanive kineze për të marrë pjesë në ndërtimin e ekonomisë shqiptare,” – tha ambasadorja kineze Jiang Yu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Takimi kishte qëllim nxitjen e biznesit kinez për të investuar në bashkinë e Cërrikut.

Synohet ringritja e rafinerisë së përpunimit të naftës, si dhe investimet në rrjetin e ujësjellësit si dhe në zhvillimin e bujqësisë. Ndërkohë, Ministri Haxhinasto i shoqëruar nga Drejtori i Rrugëve ka inspektuar edhe punimet në aksin rrugor Elbasan-Cërrik-Gostimë dhe atë Papër-Cërrik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?