Kjo është luftë!
Nga Erjon Braçe
“Kjo është Luftë!! Luftë e ndyrë kundër të pafajshmëve! Lufta më e ndyrë që mund të ndodhë; E pabesë dhe ndaj njerëzve të pafajshëm!! Më e padrejta dhe më e pabarabarta; Këta nuk kanë kufij ligjorë, humanë mbi të gjitha, kundër objektivave të tyre të pafajshëm. Peërkundër një fuqie të madhe ligjore që përmbahet po nga ligji kur përballet me këta! Kështu të pafajshmit nuk mbrohen.
Kështu bota po hyn në luftë; Në filim Parisi, pastaj Stambolli, përseri Stambolli dhe Ankaraja, tani Brukseli, të gjitha shënjestrat janë të pafajshmit!! Këta që udhëheqin këtë bote politikisht e ushtarakisht, nuk duhet të mjaftohen me marshin e radhës. Të lëvizin për të ndryshuar botën duke u përballur me luftën më të ndyrë që ka njohur njerëzimi”.