Kjo është prostituta me të cilën shkoi ministri?
shte pikërisht një operacion policor, i zhvilluar në gusht të këtij viti, që e çoi në pranga.
Operacioni u quajt “Kukulla” dhe synonte arrestimin e një rrjeti të prostitucionit.
Mes të arrestuarve edhe një bukuroshe seksi, e quajtur Zeljka Roloviç.
Që prej asaj ditë, në mediat e Malit të Zi kanë nisur të qarkullojnë fotot nga jeta luksoze e asaj që është mbiquajtur “Madama malazeze”.
Klientët e saj ishin politikanë dhe njerëz të famshëm nga mbarë rajoni.
Mes tyre mendohet se është edhe ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Rasko Konjeviç.
Ai ka mohuar me forcë akuzat, madje thotë se do padisë prokurorin special, Milovoje Katnic.
“Është e qartë se krimi i organizuar dhe tentakulat e tij në polici dhe media po përgatiteshin të më diskreditonin,” tha ai.
Fillimisht akuzat dolën nga një oficer policie, Djoko Golubovic, që pretendonte se ministri kishte kohë që vizitonte prostitutat.
Golubovic u arrestua të mërkurën me akuzën e keqpërdorimit të postit zyrtar.
Ai e mbrojti veten duke thënë se ai vetëm ka përsëritur atë që i është thënë kur pyeti një të dyshuar të arrestuar gjatë operacionit anti-prostitucion, raporton BIRN.