Kjo është tashmë piktura më e shtrenjtë e shitur

 

Piktura e Picasso-s, “Gratë e Algjerit” është bërë piktura më e shtrenjtë e shitur në një ankand.

Ajo u ble për 179.3 milionë dollarë në një ankand te Christie’s në Nju Jork.

Procesi zgjati 11 minuta dhe piktura u shit shumë më tepër se përllogaritjet se ajo do kapte një vlerë prej 140 milionë dollarë.

Në këtë ankand u shit edhe një skulpturë e Alberto Giacometti, me një vlerë prej 141.3 milionë dollarë.

Skulptura “Pointing Man” bëhet kështu më e shtrenjta në botë.

Blerësit janë anonimë.

SHKARKO APP