Kjo selfie u bë virale për një arsye të veçantë

Kush e mendonte se një selfie e zakonshme do të bënte kaq shumë bujë? Alyssa Bordelon është një përdoruese e Twitter, nga New Orleans në Louisiana.

Ajo bëri një selfie me veshjen e saj të mbrëmjes, teksa ishte bërë gati për të dalë. Por ajo që i ra në sy përdoruesve nuk ishte bukuroshja por ambienti përreth. Dukej se dhoma nuk ishte pastruar prej kohësh.

Njerëzit vunë re gjithçka, madje dhe mykun e krijuar në dysheme, një këpucë teke, madje edhe një mi që jetonte mes gjërave të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas komenteve të shumta në internet, Alyssa reagoi. Ajo shkruajti në faqen GoFundMe ku i kërkoi njerëzve ta financonin për të pastruar dhomën e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shumë prej jush kanë shprehur shqetësimin mbi gjendjen e shtëpisë sime. I pashë. Megjithatë, të jesh një person i rritur me shpenzimet e një të rrituri, ndonjëherë është shumë e vështirë të gjesh kohë për ti dhënë vëmendje nevojave më të ngutshme”, shkruan ajo. Çuditërisht ajo fitoi 65 dollarë./tch

selfia

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?