Klaudia Pepa në sfidë me veten
Pas një rrugëtimi të gjatë në Amici, një nga spektaklet më të njohura të talenteve në Itali, Klaudia Pepa, balerina e parë e Televizionit Klan arrin një tjetër fitore.
Edhe pse duhen një muaj e gjysmë para nisjes së mbrëmjeve live të spektaklit juria voton unanimisht balerinën shqiptare si një nga konkurentet e Seraleve, netëve gala.
Klaudia Pepa është balerina e parë që fitoi bluzën që i jep të drejtën të kaloje në mbremjet gala, por ajo e refuzoi atë, duke thënë se dëshironte të ishte ende pjesë e garës bashkë me konkurentët e tjerë.
Tashmë belerina e Televizionit Klan, do të presë edhe një javë, para se drejtorët artistikë të japin verdiktin final se cilët do të jenë 12 konkurentët për çmimin e madh, Amici.