KLGJ reagon: Akoma nuk kemi shkresën e Prokurorisë së Përgjithshme për gjyqtaren e Posaçme!
Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ ka bërë një reagim zyrtart lidhur me njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme për çështjen e gjyqtare së GJKKO Irena Gjoka, sipas të cilës kjo e fundit rezulton e dënuar në Greqi për falsifikim dokumentesh. Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se çështja i ka kaluar KLGJ-së për të vendosur lidhur me të ardhmen e gjyqtares në sistem.
Me anë të një njoftimi, KLGJ bën me dije se deri ne orën 20:30 datë 20.01.2026 në adresë të KLGJ-së nuk ka mbërritur asnjë dokument zyrtar.
“Të nderuar kolege lidhur me njoftimin e sotem te Prokurorise se Pergjithshme lidhur me vendimin e miratimit te rezultateve te verifikimit te thelluar te deklarimeve te bera ne Formularin e Vetedeklarimit date 22.04.2016, per subjektin Irena Gjoka (Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ju bej me dije se deri ne oren 20:30 date 20.01.2026 ne adrese te KLGJ-se nuk ka mberritur asnje dokument zyrtar.
Sapo shkresa e Prokurorise se Pergjithshme te mberrije zyrtarisht, ajo do te administrohet nga Komisioni i Zhvillimit te Karieres ne KLGJ, dhe me pas do te ndiqet procedura perkatese ligjore” – thuhet në njoftim.
KOHA JONË SONDAZH

